Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Messi dhe Messinho në një ekip, PSG ofron 40 mln €

Estevao William Almeida de Oliveira Golçalves është vetëm 15 vjeç, luan si sulmues i majtë dhe është në pronësi të Palmeiras. Adoleshenti i talentuar brazilian, ka pseudonimin Messinho për shkak të pasionit dhe dashurisë që ka për yllin argjentinas.

Ëndrra e tij e madhe është të luajë një ditë në “Camp Nou” me Barcelonën, stadium ku idhulli i tij ka dhuruar spektakël dhe magji të paharrueshme.

Por, Estavao mund të bëhet shok skuadre me Leo Messin. Mundo Deportivo raporton se PSG po e monitoron prej kohësh dhe ka ofruar 40 milionë euro për ta bllokuar, pasi operacioni mund të zhvillohet vetëm kur të mbushë 16 vjeç.

Palmeiras, që e di mirë se zotëron një talent të madh, kërkon më shumë: 50 milionë euro. Bisedimet mes klubeve vazhdojnë, ndërsa Messinho shpreson që të arrihet akordi dhe të plotësojë dëshirën e madhe për të qenë në një ekip me Leo Messin.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...