Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Messi dhe Ronaldo kanë gabuar, karriera e tyre është mbyllur,” ish-sulmuesi i njohur kritikon dy “yjet”

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë marrë vendime të gabuara sa i përket karrierës sportive. I këtij mendimi është ish-futbollisti francez, Nicolas Anelka, i Cili gjatë karrierës së tij veshur fanellat e skuadrave më në zë si: PSG, Arsenal, Manchester City, Real Madrid e Juventus, Liverpool e Chelsea.

“Kjo është ajo që ndodh me lojtarët që duan të luajnë më gjatë. Karriera e tyre ka mbaruar dhe mendoj se të dy duhet të jenë shumë të lumtur me atë që kanë arritur në 15 vitet e fundit. Ata ishin mbi të tjerët dhe tani është normale që ata ta ulin ritmin. U befasova më shumë nga Messi sesa Ronaldo. Mendova se Messi do ta kishte si shëtitje në Francë dhe Ronaldo do të haste më shumë vështirësi në Angli sepse, për mua, Premier League është kampionati më kërkues në botë”, – tha francezi për RMC Sport.

-“Të dy duhet të ishin më të zgjuar, por nuk u treguan të tillë. Ata duhet të kishin menduar të merrnin një sfidë më pak të komplikuar. Në fund të karrierës duhet të marrësh vendimet e duhura për të bërë sërish diferencën. Ka lojtarë që nuk hezitojnë të heqin dorë nga futbolli në moshën 32, 33 apo 34-vjeçare, për të mos u kritikuar. Unë hoqa dorë kur isha 36 vjeç, por kur isha 32 shkova në Kinë”.

Anelka nuk e kupton se si Messi nënshkroi për PSG-në në atë moshë dhe Cristiano u kthye tek United, kur ata e kishin prekur tashmë lavdinë në të kaluarën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...