Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Messi do fitojë 7 Topa të Artë!”, realizohet profecia e Johan Cruyff

Lionel Messi fitoi “Topin e Artë” për herë të shtatë në histori, sukses që nuk e ka arritur asnjë futbollist tjetër më parë dhe rekord që vështirë të barazohet në të ardhmen.

“Pleshti” ia doli të dilte triumfues në Robert Lewandowskit, me polakun e Bayernit që do e tentojë sërish vitin e ardhshëm. Pas argjentinasit renditen Cristiano Ronaldo me 5 “Topa të Artë”, teksa nga tre numërojnë emra si Mishel Platini, Johan Cruyff dhe Marco Van Basten.

I madhi Cruyff kishte një admirim të madh për Messin, dhe ishte i vetmi që guxoi nëntë vite më parë, duke deklaruar se ylli argjentinas do ia dilte të fitonte shtatë herë “Topin e Artë”.

Ishte viti 2012, Messi sapo kishte fituar çmimin që jep “France Football” për herë të dytë dhe legjenda holandeze, i cili ndërroi jetë më 24 mars të vitit 2016, jepte deklaratën e mëposhtme për Diario Ole. 

Leo ka fituar dy ‘Topa të Artë’ dhe do të jetë lojtari që do ta fitojë këtë çmim më shumë se çdo futbollist tjetër në histori, për futbollistin që është edhe për atë që mund të bëhet.

Kjo konfirmon se ai është më i miri në botë. Me shumë mundësi, Leo do të fitojë ‘Topin e Artë’ pesë, gjashtë apo shtatë herë, pasi është i pakrahasueshëm, luan një kampionat tjetër”, shprehej Johan Cruyff.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...