Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi dopietë në ndeshjen e fundit të kampionatit, Barcelona nuk ia del ndaj Eibarit

La Liga uli siparin pasditen e sotme, me ndeshjen mes Eibarit dhe Barcelonës që ishte e fundit e javës së 38, një përballje mes dy skuadrave që nuk kishin më asnjë pretendim dhe që u mbyll në barazimin 2-2.

Të parët që shënuan ishin vendasit e Eibar, që zhbllokuan sfidën në minutën e 20-ë, me anë të Cucurellas, ndërsa reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm, me kapitenin Lionel Messi që përmbysi gjithçka me dy gola në minutat 31’ dhe 32’.

Megjithatë rezultati u vulos në fundin e pjesës së parë, kur Eibari barazoi me anë të De Blasis, ndërsa 45-minutëshi i dytë nuk prodhoi asgjë për t’u shënuar. Mbyllet kështu një tjetër sezon nën dominimin e Barcelonës, që fitoi titullin për herë të dytë radhazi, ndërsa Lionel Messi, me dopietën e sotme thelloi distancën në renditjen e golshënuesve, me plot 36 rrjeta sezonale.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...