Në Francë janë të sigurt për të ardhmen e Lionel Messit. Argjentinasi ndodhet në vitin e fundit të kontratës me PSG-në.
Shumë po flitet për një transferim të tij në Arabinë Saudite. Al Hilal dëshiron ta bëjë lojtarin më të paguar në histori.
Por mbetet e hapur edhe pista Barcelona. Në “Camp Nou” shpresojnë të rikthimi i shtatë herë fituesit të Topit të Artë.
LEXO EDHE:
- Zyrtarizohet lista për Poloninë, ja risitë e Sylvinhos
- Shorti i Championsit, përplasje “gjigantësh” në çerekfinale
- Europa League/ Juventusi “peshkon” Sportingun, Man. United përballë Sevillas
- Mourinho “mbret” i ironisë: A ka një garë tjetër ku të luajë Lazio?!
Footmercato shkruan se Messi ka vendosur të riveshë fanellën e Barcelonës, skuadrës së tij të zemrës ku kaloi vitet më të bukura.
35-vjeçari ndodhet në kontakte të vazhdueshme me trajnerin Xavi. Ky i fundit e ka shprehur gjithmonë me zë që shpreson ta ketë Messin pjesë të skuadrës.
Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia e transferimit në MLS. David Beckham është gati t’i plotësojë çdo dëshirë për ta patur tek Inter Miami.
