Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Messi e mbylli me PSG, zbulohet klubi favorit për të nënshkruar me argjentinasin

ZYRTARE/ Messi refuzon rikthimin te Barça
ZYRTARE/ Messi refuzon rikthimin te Barça

Lionel Messi e mbylli pa shumë bujë eksperiencën në Francë me Paris Saint-Germain teksa trajneri Christophe Galtier sqaroi se pas ndeshjes së fundit në kampionat ndaj Clermont, argjentinasi do të jetë i lirë për të zgjedhur vetë destinacionin e radhës. Në garë për shërbimet e “pleshtit” janë disa klube dhe së fundmi kompanitë e basteve kanë nisur të kuotojnë ato që janë më favorite për të transferuar Kampionin e Botës. Sipas kompanisë së famshme “Paddy Poëer”, mundësitë më të mëdha për të nënshkruar me Messin i ka Al-Hilal në Arabinë Saudite.

Sheikët janë gati të bëjnë çmenduri në aspektin financiar për 35-vjeçarin teksa ëndërrojnë sërish një duel Messi-Ronaldo si në kohët e artë të dyshes. Pas Al-Hilal, klubi që ka më shumë kuota për të nënshkruar me Messin është Barcelona. Katalanasit këmbëngulin për ta rikthyer sulmuesin në mënyrë që t’i dhurojnë më pas edhe një lamtumirë të denjë për gjithçka Messi i ka dhuruar blaugranave në të kaluarën.

Lexo edhe:

Ndërkohë, pas spanjollëve në radhë është Inter Miami. Për klubin amerikan do të ishte një goditje e vërtetë pasi në vitet e fundit kanë dështuar të transferojnë emra të bujshëm nga Europa. Sakaq, lista vazhdon por me shumë pak shanse për klube si Manchester City ku faktor është Pep Guardiola, Chelsea, Neëcastle e në fund Manchester United. Gara sapo ka nisur dhe emri i Messit përbën gjithnjë lajm, teksa mbetet për t’u parë se cila alternativë do të bindë argjentinasin.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...