Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Messi e Ronaldo, bashkudhëtarë në të mirë dhe në të keq?

Messi dhe Ronaldo jashtë “Rusi 2018”?! Mund të duket e paimagjinueshme, por është një skenar i mundshëm, nëse bëhen bashkë disa rrethana. Të dy kanë bashkë koleksionuar 9 Topa të Artë në 9 vitet e fundit dhe me shumë mundësi portugezi do ta barazojë argjentinasin me të 5-tin, por nësë ndonjë prej tyre ose të dy nuk shkojnë në botëror, do të ishte një humbje e madhe për eventin më të rëndësishëm sportiv të vitit të ardhshëm.

Në Lisbonë do të zhvillohet takimi Portugali-Zvicër ndërsa në kryeqytetin Kuito, sfida Ekuador-Argjentinë në një lartësi mbi 3000 metra. Portugezëve u duhet patjetër fitorja kundër “helvetëve” për të shmangur play off-in, sikurse Argjentina nuk mund të mendojë për asnjë rezultat tjetër vec fitores, të paktën për të qenë pjesë e play off-it kundër Zelandës së Re. Me eksperiencën që kanë mbi supe dy “yjet” e futbollit botëror duhet të tregojnë se janë liderë të vërtetë, sidomos në momentet më të vështira.

Lajme të tjera

Euro 2024

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Lajme

Spanja në grupin e vdekjes! Marca, As, El Mundo Deportivo, Sport.es… media spanjolle është në unison sa i përket titullit që ka zgjedhur për...

Kombëtare

Short i vështirë, por të jemi optimistë. Kështu u shpreh presidenti i FSHF-së, Armand Duka në intervistën për SuperSport, ku ndër të tjera deklaroi...