Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Messi fiton gjithçka me Argjentinën/ Shqipëria pret finalen e Conference League, triumfatorët e 2022-shit

Argjentina për herë të tretë kampione bote, Messi fiton gjithçka

Katar 2022 ishte pa dyshim kompeticioni më i rëndësishëm jo vetëm i këtij viti, por i katër viteve të fundit. Më shumë nga të gjithë kjo Kupë Bote do të kujtohet me nostalgji të madhe nga tifozët e Argjentinës dhe Lionel Messit. Argjentinasit fituan kupën e tretë të botës më 18 dhjetor 2022 në finalen ndaj Francës, me triumfatorin që u vendos nga penalltitë, ku vendimtar i padiskutueshëm ishte portieri Martinez, ndërsa hera e fundit që kishin dalë triumfator nga ky kompeticion ishte në vitin 1986 kur ekipi drejtohej nga Maradona.

Messi dhe Argjentina e nisën Botërorin Katar 2022 me disfatë ndaj Arabisë Saudite në fazën e grupeve, duke vënë disi në pikëpyetje ecurinë e mëtejshme të kësaj skuadre, por në fund vërtetuan që shpirti i skuadrës i drejtuar nga një lider, që tashmë ka fituar gjithçka në futboll, ia dolën të ishin kampionët e Botës.

 

Argjentina fiton Finalissima-n përballë kampionëve të Europës, Italisë

Viti 2022 mund të thuhet me plot gojë që ishte viti i Argjentinsës, me skuadrën e Scalonit që më 1 qershor 2022 fitoi Finalissima-n, një “finale” që zhvillohet mes kampionëve të “Coppa America”, Argjentinës dhe mes kampionëve të Europës, Italisë.

Messi dhe ekipi i tij fituan bindshëm me rezultatin 0-3, në një ndeshje që ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, por dominimin e bënë argjentinasit.

Real Madrid, kampion i Champions League

Real Madrid ishte skuadra më në formë e vitit 2022. Ekipi i “Los Blancos” i drejtuar nga trajneri Ancelotti fitoi për të 14-ën herë trofeun e Champions League. Rrugëtimi i spanjollëve në këtë kompeticion ishte një spektakël i vërtet, ku protagonist absolut ishte sulmuesi Karim Benzema.

Madrilenët triumfuan në finale ndaj Liverpool me rezultatin 0-1, me golin që në këtë takim u realizua nga Vinicius Junior. Në fund Real Madrid ngriti trofeun e kampionëve në Stade de France, në ndeshjen që ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, por që në fund më i miri ia doli të triumfojë.

Eintracht Frankfurt, kampion i Europa League 2022

Gjermanët e Eintracht Frankfurt siguruan një trofe shumë të rëndësishëm në vitin 2022, atë të Europa League. Frankfurt fitoi në finalen e 18 majit 2022, duke siguruar triumfin ndaj Rangers vetëm pas penalltive me rezultatin 5-4, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën me barazimin 1-1. Kështu ekipi gjerman fiton trofeun e parë të këtij kompeticioni ose nëse do të llogarisim këtu edhe UEFA Cup të vitit 1980, trofeun e dytë.

Zhvillohet edicioni i parë i Conference League dhe vendi pritës, në triumfin e Romës, ishte Shqipëria

Zhvillohet edicioni i parë Europa Conference League, me Romës që ia dalë të fitojë trofeun e kompeticionit të parë në finalen ndaj Feyenoord në “Air Albania”, me Shqipërinë që pret për herë të parë një finale europiane. Skuadra e Mourinhos siguroi një trofe në 2022-shin, më saktë më 25 maj 2022, në ndeshjen që u vulos nga goli i Zaniolos.

Kështu data 25 maj do të kujtohet jo vetëm nga tifozët e Romës, por edhe nga sport dashësit shqiptarë që për herë të parë panë të zhvillohet një finale në vendin tonë dhe patën mundësinë ta ndiqnin atë nga afër në “Air Albania”.

E padiskutueshme, kampionët e Champions League sigurojnë edhe Super Kupën e Europës

Real Madrid nuk u ndal vetëm me trofeun e Champions League në 2022-shin. Skuadra e “Los Blancos”, si kampion i Championsit u përballë me fituesit e Europa League, Eintracht Frankfurt, në finalen e Super Kupës së Europës më 10 gusht 2022.

Ekipi i Anchelottit e dominoi këtë takim, ndërsa e mbylli brenda kohës së rregullt sfidën, duke triumfuar me rezultatin 2-0, falë golave të Alaba dhe Benzema.  Në fund të këtij sezoni “Los Blancos” shtuan edhe një trofe tjetër në raftin e tyre.

Manchester City fiton titullin e Premier League pas një “lufte” të ashpër me Liverpool

Manchester City fitoi trofeun e Premier League në sezonin 2021-2022, në një kampionat që u vendos vetëm në fund pasi gara me Liverpool ishte shumë e ashpër.

Kështu “Citizens” siguruan titullin e tetë kampion të elitës së futbollit anglez me ekipin që u duk në super formë.  Ndërkohë trajneri Pep Guadiola vazhdoi sukseset në krye të kësaj skuadre, të cilën e ka ngritur në nivele maksimale.

 

Liverpool ngre trofeun e FA Cup pas finales me Chelsean

Skuadra e Liverpool ia doli të siguronte një trofe në 2022, pikërisht atë të FA Cup. Djemtë e Jurgen Klopp fituan më 14 maj 2022 në “Wembley” në finalen që u vendos nga penalltitë, 6-5, pasi koha e rregullt, por edhe shtesa u mbyllën pa gola.

Përtej dëshirës për të siguruar në 2022 një prej trofeve të Champions League apo të Premier League, në fund “The Reds” siguruan sukses në FA Cup, pasi forma e treguar nuk mund të mos shpërblehej sadopak.

U “ndihmua” nga kriza e Barcelonës, Real Madrid fiton titullin e 35 kampion të La Liga

2022 ishte padyshim viti i sukseseve të Real Madrid, me ekipin e Ancelotti-t që siguroi titullin kampion të La Liga shumë javë përpara përfundimit të kampionatit.

Madrilenët vendosin kështu rekord në elitën e futbollit spanjoll, duke numëruar trofeun e 35-të të këtij kompeticioni.

“Los Blancos” përfituan disi edhe nga kriza e Barcelonës, që në sezonin 2021-2022 ishte jo vetëm pa Messi-n, por plotësisht pa busull.

 

Surpriza e 2022-shit? Real Betis siguron trofeun e Copa del Rey

Real Betis mund të konsiderohet si surprizë e 2022-shit në Spanjë, me andaluzianët që triumfuan vetëm pas penalltive ndaj Valencias (5-4), me kohën e rregullt dhe shtesën që u mbyllën me barazimin 1-1.

Ndeshja e zhvilluar më 23 prill 2022 ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, por në fund Betis ia doli që të merrte atë trofe shum ëtë dëshiruar.

I padiskutueshëm, Bayern vijon dominimin në Bundesliga

Bundesliga e 2021-2022 nuk solli surpriza sa i takon kampionëve. Bayern Munich siguroi disa javë para mbylljes së kampionatit titullin kampion të elitës së futbollit në Gjermani. Robert Lewandowski dhe pjesa e tjetër e ekipit treguan edhe një herë frymën e grupit dhe dëshirën e madhe për triumf.

Bayern është klubi me më shumë tituj të Bundesliga, duke e fituar trofeun e elitës së futbollit gjerman, një sukses që nga çdo klub tjetër në Gjermani vetëm ëndërrohet.

Nuk mund ta mbyllte 2022-shin pa një trofe, RB Leipzig fiton DFB Pokal

RB Leipzig janë kampionët DFB Pokal të 2022-shit, pasi fituan me rezultatin 1-1 ndaj Freiburg. Leipzig pati dominimin e kësaj sfide, por fitoren mund ta merrnin vetëm me penalltitë (2-4), pasi koha e rregullt u mbyll me barazimin 1-1.

Ishin vendasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke shënuar në minutën e 19’ me Eggestein. Megjithatë në pjesën e dytë Leipzig mundi të barazonte me Nkunku në minutën e 76’. Me fituesin e trofeut që në fund u vendos nga penalltitë.

 

PSG nuk zhgënjen dhe shkruan historinë, fiton kampionatin dhe barazon St.Etienne me 10 tituj në Ligue 1

PSG u shpall kampione e Francës në sezonin 2021-2022 duke përmbush pritshmëritë dhe duke kontrolluar të gjithë sezonin.

Parizienët mbyllën kampionatin me 86-të pikë, 15 më shumë se vendi i dytë Marseille dhe u rikthyen te trofeu pas dy sezonesh.

Skuadra e Pochettino-s u nis si favorite, kjo edhe për vetë merkaton që klubi bëri në verën e vitit 2021 duke afruar emra me peshë si Donnarumma, Sergio Ramos apo Lionel Messi.

Sa i përket kampionatit francez, ky edicion solli edhe surpriza të “pakëndshme”, pasi dy skuadra me traditë dhe histori si St.Etienne dhe Bordeaux nuk ia dolën të qëndronin në elitë duke zbritur kështu në Ligue 2.

Pritjes i erdhi fundi, pas 11 vitesh Milan triumfon në Itali duke prekur titullin e 19-të kampion në histori

Milan u rikthye te titulli kampion në Serie A pas 11 vitesh pritje dhe gjithçka ishte më se e merituar. Me një skuadër pa shumë “yje”, por me cilësi, dëshirë dhe karakter kuqezinjtë e Pioli-t ia dolën në fund.

Një sezon fantastik, i luftuar në çdo centimetër dhe në çdo sekond, me një garë të munguar, pasi titulli kampion u diskutua deri në fund midis dy skuadrave të Milanos, Milan dhe Inter.

Zikaltërit gabuan në fundin e sezonit, me skuadrën që gaboi në ndeshjen më vendimtare, por edhe më të diskutuar, atë përballë Bologna-s, pasi ajo humbje “çoi ujë në mullirin” e Milan-it, që deri në fund nuk dhuroi asgjë duke siguruar titullin kampion të 19-të në histori.

Pas tyre u renditën Napoli, Juventus, Lazio dhe Roma, ndërsa mbijetesa ishte mision i pamundur për Cagliari, Genoa dhe Venezia.

Ajax nuk ndalet, kurorëzohet në Holandë me titullin e tretë radhazi dhe të 36-in në Eredivisie

Ajax ishte përsëri skuadra lider në tokën holandeze, me “Harkëtarët” që u shpallën kampion për herë të tretë radhazi dhe për herë të 36-të në histori, si askush tjetër.

Ashtu siç historia e do edhe sezoni 2021-2022 ishte një garë e fortë midis Ajax dhe PSV, me skuadrat që luftuan deri në fund, por në “finish”, skuadra nga Amsterdami u tregua më e saktë duke koleksionuar një tjetër titull kampion dhe duke lënë pas rivalin e përjetshëm të PSV-së.

Benzema “i artë”/ Francezi i Real Madrid fitoi “Topin e Artë” pas një sezoni fantastik në aspektin personal

Viti 2022 ose ndryshe viti i Karim Benzema.

Sulmuesi ishte protagonist absolut me Real Madrid, duke rezultuar vendimtarë për madrilenët në sukseset sezonale si, La Liga, UEFA Champions League dhe UEFA SuperCup.

Sulmuesi regjistroi numra perfekt, me 44 gola në 46 ndeshje dhe për më tepër dhuroi edhe 14 asist gjatë sezonit në të gjitha kompeticionet me Real Madrid.

Kështu, Benzema u bë i pari francez pas Zinedine Zidane (1998) dhe lojtari i tetë i madrilenëve që fiton çmimin prestigjoz.

Benzema gjithashtu ishe golashënuesi më i mirë UEFA Champions League për sezonin 2021-2022, u shpall lojtari më i mirë i kompeticionit dhe lojtari më i mirë i sezonit në La Liga.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...