Leo Messi fitoi çmimin e sportistit të vitit në Laureus World Sports Awards, të cilësuar ndryshe edhe si Oskarët e futbollit. Argjentinasi ende i pezulluar nga PSG, mbërriti në Pavillon Vendome bashkë me bashkëshorten e tij Antonella teksa foli pak edhe me Robert Lewandowskin me tifozët e Barcelonës që shpresojnë që të dy vitin e ardhshëm të jenë shokë skuadre. Më pas argjentinasi u ngjit në skenë, i pritur si hero nga të gjithë të pranishmit, Puyol, Fabio Capello, Lisandro Martinez, Evra e Figo.
“Për mua është një nder të marr këtë çmim, sidomos pasi këtë vit Laureus World Sports Awards mbahen në Paris, qytetin që priti familjen time që kur erdhëm këtu në 2021. Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi të skuadrës, jo vetëm të kombëtares, por edhe të PSG, asgjë nuk e kam arritur i vetëm dhe jam mirënjohës ta ndaj këtë çmim me ta”.
Fjalë të ëmbla nga 7 herë fituesi i Topit të Artë që me siguri vitin e ardhshëm nuk do të jetë në Paris, teksa përveç hipotezës Barcelona, Newcastle apo Inter Miami gjithmonë e më e fortë po bëhet edhe pista Al Hilal me Messin që vazhdoi.
“Kjo është hera e parë që fitoj çmimin Laureus si sportisti i vitit. Pas një viti në të cilin fituam më në fund një trofe që e kërkonim prej kohësh, Kupën e Botës në Katar, është një ndër për mua të mbaj në duar edhe këtë statujë.
Lexo edhe:
- Jo vetëm Messi, emrat e tjerë të mëdhenj që do ta shoqërojë “Pleshtin” në Arabinë Saudite
- “Kush dreqin je ti?”, si ia prishi “magjinë” tifozit napolitan Rrahmani
- Xhaka gjithnjë e më larg Arsenalit, mesfushori tundohet për një rikthim në Gjermani
- VIDEO/ Kontroll i topit për 196 sekonda dhe 63 pasime, goli i Dimarcos për “Guinness”
Po shikoja emrat e legjendave të mëdha që kanë fituar para meje, Schumacher, Woods, Nadal, Federer, Bolt, Hamilton. Jam vërtet në shoqëri të mirë dhe mjafton kjo për të kuptuar se sa krenar që jam. Pastaj jam akoma më i lumtur që kombëtarja me të cilën mora pjesë në Botëror është nderuar nga Akademia Laureus me cmimin “Skuadra e vitit”. Kupa e Botës ishte një aventurë e paharrueshme për ne dhe nuk mund ta përshkruaj se si ndiheshim kur u kthyem në Argjentinë dhe pamë se çfarë i ka dhuruar fitorja jonë vendit tim.
Realizova ëndrrën time dhe të të gjithë argjentinasve falë punës, modestisë dhe respektit. Shumë njerëz u identifikuan me skuadrën tonë në mbarë botën. Kjo do të thotë shumë sipas meje. Praktiktoj një sport skuadre dhe Argjentina fitoi Kupën e Botës falë sakrificës dhe impenjimit të gjithë skuadrës.
Motivi për të cilin luajmë nuk janë çmimet individuale, por Laureus World Sports Aëards na ofrojnë një mundësi unike për të festuar për atë që bëjmë bashkë me atletë të tjerë të sporteve të ndryshme”.
Në Laurues World Sports Awards, çmimi për sportisten e vitit shkoi për sprinteren xhamajkane Shelly-Ann Fraser-Pryce, ndërkohë që tenisti Carlos Alcaraz morri nderimin si zbulimi i vitit. Ish-interisti Christian Eriksen ndërkohë u nderua me çmimin “Rikthimi i Vitit”, të cilin e mori pasi mbërriti bashkë me bashkëshorten.
