Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Messi: Frika kaloi, do ishte çmenduri të mbeteshim jashtë

Ai konsiderohet nga të gjithë si futbollisti më i mirë në Botë për momentin edhe pse Topi i Artë pritet të shkojë sërish në duart e rivalit të tij të madh, Cristiano Ronaldos. Ndaj Ekuadorit, Lionel Messi tregoi edhe njëherë tjetër sesa gjenial është pasi me 3-golëshin e realizuar kualifikoi Argjentinën në Kupën e Botës, ndërsa u bë edhe lojtari që ka shënuar më shumë në sfidat plot 20 gola.

Pas vështirësive të shumta frika tashmë ka kaluar, me yllin e Barçës që në një intervistë deklaroi se sfida ndaj Ekuadorit ishte pika e kthesës dhe nga tani e tutje, Argjentina do të vijë në rritje. “Kualifikimi ishte gjëja më e rëndësishme, do të ishte një çmenduri për ne të mbeteshim jashtë Botërorit, tashmë frika ka kaluar dhe do të jemi më të fortë pas kësaj eksperience të vështirë që kaluam”, deklaroi Leo Messi.  5 herë fituesi i Topit të Artë i shpëtoi fytyrën edhe Jorge Sampaolit që mund të hynte në histori si trajneri që nuk do të çonte dot Argjentinën në Botëror pas plot 40 vitesh. Ish tekniku i Sevillas thuri elozhe për 30-vjeçarin duke e cilësuar Messin si më të mirin e historisë së futbollit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...