Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi-Griezmann nuk funksionon, Barcelona turpërohet nga Levante, nuk përfiton Reali

Surpriza e madhe e kësaj fundjave (pas humbjes së thellë 5-1 të Bayernit) vjen nga La Liga, ku kampionët në fuqi të Barcelonës u mposhtën 3-1 nga Levante në transfertë.

Edhe pse “tredhëmbëshi” i frikshëm Messi-Suarez-Griezmann u hodh në fushë që nga minuta e parë nga Valverde dhe Barcelona e mbylli pjesën e parë në epërsi me gol të Messit me penallti, “blaugranat” u fikën në pjesën e dytë, duke pësuar 3 gola brenda 7 minutave lojë.

Barcelona la për të dëshiruar në lojën e sajë në prapavijë, duke kryer gabimeve të pafalshme, sikurse ndodhi në rastin e golit të parë (61’) kur Pique e largoi keq topin dhe në vazhdim të aksionit përfitoi Campana, duke barazuar rezultatin.

Vetëm dy minuta më vonë Mayoral shkarkoi të djathtën nga jashtë zonës, me Ter Stegen që s’mund të bënte asgjë, pasi topi përfundoi në trekëndësh.

Por Levante nuk u ndal me kaq. Në minutën e 74-t, Radoja, i ndihmuar edhe nga devijimi i lehtë i Busquets, kompletoi përmbysjen e madhe, duke vulosur shifrat në 3-1.

Edhe në sfidë u pa qartë se dyshja Messi-Griezmann nuk funksionin, ndërsa largimi para kohe nga fusha i Suarezit për arsye fizike (41’) uli dramatikisht forcën goditëse të Barcelonës.

Nuk përfitoi nga disfata e Barcelonës Real Madridi, që barazoi pa gola në “Santiago Bernabeu” me Real Betisin. “Los Blancos” arritën të shënon një gol me Hazard në minutën e 8-të, por që u anulua nga VAR-i për pozicion milimetrik jashtë loje. Edhe në minutën e 83-të u kërkua ndihma e Var-it për një episod të dyshimtë (prekje e topit me dorë nga mbrojtja e Betisit), por kryesori nuk ishte i mendimit për 11-metërsh në favor të Realit. Me vetëm 1 pikë të fituar ndaj andaluzëve Reali barazon në krye Barcelonën me 22 pikë, por mbetet në vendin e dytë për golaverazh më të dobët.

Fitore më përmbysje 1-2 e Valencias në fushën e Espanyolit. Pavarësisht avantazhit të vendasve me 11-metërshin e shndërruar në gol nga Roca në pjesën e parë, miqtë reaguan në fraksionin e dytë me finalizimet e Parejos (11-m) dhe Gomez.

Përfundoi në barazim 1-1 dueli për vendin e tretë mes Sevillas dhe Atleticos së Madridit, që vazhdojnë të kenë të njëjtën kuotë pikësh, 21. Për andaluzët realizoi në pjesën e parë Vasquez, ndërsa Morata ktheu baraspeshën në pjesën e dytë. Duhet theksuar se pak minuta pas barazimit të Atleticos, Diego Costa humbi një 11-metërsh.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...