La Liga

Messi-Griezmann nuk funksionon, statistikat “flasin” qartë

Leo Messi dhe Antoine Griezmann nuk “lidhen” aspak me njëri-tjetrin. Është kjo arsyeja e ngërçit që po kalon Barcelona në lojë dhe rezultate. Dhe kjo nuk shpjegohet vetëm përmes ndjesive (siç do ta shpjegonte Pep Guardiola), por edhe përmes numrave. Shihet sidomos në rastet kur Messi edhe pse ka mundësi të pasojë te Griezmann, preferon portën edhe në pozicionet më të vështira.

Duke analizuar pasimet që shkëmbyen francezi dhe argjentinasi në ndeshjen kundër Slavia në Pragës, kuptohen shumë gjëra. Vetëm katër pasime gjithsej: tre nga numri 10 te Griezmann dhe vetëm një pasim nga blerja më e shtrenjtë e verës te kapiteni në 93 minuta lojë.

Një hendek që po zgjerohet me kalimin e ditëve që kur futbollisti i lindur në Rosario u shërua nga dëmtimi që e mbajti atë larg fushave të blerta gjatë gjuaji muajit gusht. Diçka që e vënë re me shumë thjeshtësi edhe tifozët e Barcelonës.

“Duhet të përmirësojmë lidhjen dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin,” do të deklaronte Griezmann pas ndeshjes me Interin, në raundin e dytë të sfidave të Championsit. Por, përkundër “premtimit”, kjo lidhje nuk është përmirësuar. Përkundrazi, nëse merr në konsideratë vetëm ndeshjet e Championsit, Messi dhe Griezmann kanë kombinuar në vetëm 18 raste në katër ndeshje ku kanë qenë të dy në fushë.

Sa i përket marrëdhënies me pjesën tjetër të sulmuesëve, Luis Suarez është partneri i preferuar i Leo Messit, siç pritej. Të dy janë shumë afër si brenda dhe jashtë fushës dhe këtë e vërtetojnë edhe statistikat në Champions: 32 pasime mes tyre, në tri ndeshjet që kanë luajtur së bashku.

Madje edhe me Dembelenë Messi ka një lidhje më funksionale. Vërtet kanë kombinuar së bashku aq sa Messi me Griezmannin në Champions, por nuk duhet harruar fakti që sulmuesi i ri francez ka luajtur vetëm 120 minuta në këtë kompeticion.

Rast i ngjashëm edhe me Ansu Fatin, i cili ka luajtur vetëm 84 minuta, por me tre topa të shkëmbyer me Messin ka një mesatare më të mirë se Griezmann.

E gjithë kjo tregon se Valverde, gjithashtu të dy protagonistët (Messi dhe Griezmann), kanë shumë punë përpara për të mirën e Barcelonës.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency