Francë

Messi “hedh pas krahëve” sezonin e kaluar: Ky vit te PSG është ndryshe, jam komod me shokët e skuadrës!

Sezoni i parë në Paris me fanellën e PSG nuk shkoi sipas pritshmërive për Lionel Messin. Argjentinasi e pati të vështirë të përshtatej me futbollin në Francë, teksa në 34 paraqitje ia doli të realizonte vetëm 11 gola, ndërsa nuk ishte vendimtar për skuadrën në Europë.

Megjithatë, ky sezon i ri ka nisur ndryshe për 34-vjeçarin që deri më tani ka shënuar katër gola në tetë ndeshje të Ligue 1, shtuar në këto statistika edhe shtatë asiste. Vetë Messi e pranon se tashmë ndjehet komod me shokët e skuadrës dhe premton një sezon ndryshe.

“Këtë sezon ndjehem mirë, në fakt e prisja që viti i parë të ishte i vështirë. ishte një sezon i keq dhe unë nuk po shfaqja dot më të mirën, por ky sezon është ndryshe. Jam me një mentalitet të ri, ndjehem më komod me shokët e skuadrës, dhomat e zhveshjes. E vërtetat është se ndihem mirë dhe po i shijoj sërish performancat e mia”, u shpreh Messi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency