Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi i lodhur me polemikat te Barcelona, fjalë që paralajmërojnë largimin?

Në shtëpinë e Barcelonës fryn sërish erë polemikash dhe edhe sërish në qendër të tyre është Leo Messi. Këtë herë “ylli” i skuadrës bën lajm teksa shfryhet pas rikthimit në klub në përfundim të impenjimeve me Argjentinën. “Jam i lodhur duke qenë gjithmonë problemi i gjithçkaje në klub”. Janë këto fjalët e Messit, por cili është shkaku i këtij reagimi? Messit nuk i kanë pëlqyer aspak disa shigjeta në drejtim të tij, nga-ish menaxheri i Antoine Griezmannit, që në ditët e fundit e ka akuzuar se kushtëzon fort situatën në dhomat e zhveshjes “blaugrana”. Eric Olhats u shpreh se “Antoine ka mbërritur në një klub me probleme serioze, ku Messi kontrollon gjithçka. Si perandor apo si monark nuk e ka parë me sy të mirë mbërritjen e Griezmannit. Messi ia ka bërë të qartë diçka të tillë me sjelljen e tij. Është si një rregjim terrori, ose je me të ose kundër tij”.

Pas deklaratës së ish-menaxherit, i ka mbajtur ison edhe vëllai i nënës së Griezman, Emanuel Lopez, që shtoi zërat për një kontradiktë mes nipit të tij dhe Messit, duke deklaruar: “Ka gjëra që ende nuk mund të llogariten, por në përgjithësi Barcelona nuk funksionon. Stërvitjet bëhen për t’i pëlqyer ndonjërit aty. Është evidente që nuk funksionon. Antoine ka nevojë për të punuar, ndërsa të tjerë nuk kanë nevojë të bëjnë sforco të mëdha për t’u përkufizuarsi të aftë. Me Griezmannin është e kundërta, i duhet shumë impenjim për të treguar se është i aftë”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...