Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi i palëkundur, nuk paraqitet për testin e Koronavirusit

Leo Messi mbetet i vendosur për t’u larguar nga Barcelona. Ai e kishte të qartë se me klauzolën e largimit në kontratën e tij aktuale, do të ishte në gjendje të çlirohet nga klubi “blaugrana” sapo të përfundonte sezoni 2019-20. 6 herë fituesi i “Topit të Artë” është i sigurt që në kontekstin e ri për shkak të COVID-19, klauzola është ende në fuqi, pasi garat kanë përfunduar më vonë se sa pritej, kështu që mund të largohet që tani.

Siç kanë mësuar mediet pranë Barcelonës, Leo Messi i ka komunikuar klubit se këtë të diel nuk do të paraqitet në “Joan Gamper Sports City” për të kryer testin PCR për Koronavirusin. Në të njëjtin komunikim, kapiteni aktual i Barçës e ka vënë veten në dispozicion të presidentit Josep María Bartomeu dhe bordit drejtues në përpjekje për të gjetur një mënyrë më miqësore të ndarjes. Në këtë mënyrë, Messi riafirmon që kontrata e tij ka përfunduar dhe vendimi i tij për t’u larguar është i palëkundur.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...