Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Messi ironizon Italinë: Ishte ndeshje e ekuilibruar… për 20 minutat e para

Lionel Messi shfaqi një formë mjaft të mirë në ndeshjen e mbrëmshme mes Italisë dhe Argjentinës (Finalissima). Pas sfidës së fituar 3-0 nga bardhekaltrit, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” deklaroi se kampionia në fuqi e Europës luajti si e tillë vetëm 20 minuta:

“Ishte një ndeshje e ekuilibruar deri në momentin e golit të parë. Italia është një skuadër e madhe, gjatë 20 minutave të para e patëm të vështirë të kontrollonim Jorginhon, por pas golit loja ndryshoi krejtësisht. Të mbyllësh ndeshjen kështu, me këtë lumturi, është diçka e bukur. Ky grup përcjell gëzim, më ka ndodhur gjatë gjithë vitit sa herë kam ardhur në kombëtare”.

Kupa e Botës: “Ne vazhdojmë të rritemi, kjo është ajo që kërkojmë. Ne e dallojmë ditë pas dite, vazhdojmë të përmirësohemi, por gjithashtu e përsëritim se nuk jemi kandidatët më të fortë për ta fituar trofenë. Ne do të konkurrojmë fort me këdo. Ne i kemi gjërat të qarta në mendje, por duhet të vazhdojmë të rritemi dhe të përmirësohemi.”

Përballja me një përfaqësuesja Europiane: “Nuk e di nëse na duhej. Jemi të vetëdijshëm se kush jemi. Nuk ka rëndësi kush është epërsi, të gjitha ndeshjet i kemi luajtur njësoj, por ishte një provë e mire, sepse Italia është një ekip i madh.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...