Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi kënaq Koemanin, dygolësh në testin ndaj Gironas

Barcelona e Koemanit është edhe Barcelona e Messit. Kampioni argjentinas hedh pas krahëve ngjarjet e bujshme ku u përfshi personalisht gjatë kësaj vere (kërkoi largimin nga Barcelona) dhe kthehet në botën “blaugrana” me dygolësh dhe një pasim të jashtëzakonshëm që më pas çoi drejt golit Coutinhos në testin kundër Gironas, të fituar nga katalanët për 3-1.

Golin e parë e shënoi me një të djathtë të mrekullueshme nga jashtë zonës, edhe të dytin nga distanca, por i ndihmuar nga devijimi i një mbrojtësi.

Në rreshtimin 4-2-3-1 të Koemanit, Messi e nisi takimin pas shpinës së Griezmannit, përkrah tij, Coutinho dhe Trincao. Argjentinasi dhe francezi shpesh i shkëmbyen pozicionet e tyre në fushë, duke e lënë Gironan pa pika referimi. Ndeshja e Messit zgjati 61 minuta dhe përfundoi me një shtrëngim duarsh të bukur me Koemanin. Siç pritej, në këtë miqësore nuk ishin të grumbulluar Suarez dhe Vidal.

Sulmuesi uruguajan ndiqet nga Juventusi, ndonëse nuk përjashtohet qëndrimi i tij në Katalunjë, ndërsa kiliani është një hap larg Interit të Antonio Contes.

https://youtu.be/dS4_zzDOzXY

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...