Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Messi kundër Ronaldos, 2.6 milionë euro për një biletë për të parë dhe takuar “yjet”

Më 19 janar, në Riad, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo do të takohen sërish në fushë. Njëri do të veshë fanellën e Paris Sant Germain, ndërsa tjetri do të jetë pjesë e skuadrës së “yjeve” të kampionatit të Arabisë Saudite me lojtarë nga Al-Hilal dhe Al-Nassr.

Pritshmëria në vend është maksimale dhe një nga stimujt që janë promovuar këto ditë është aktualisht një ankand për marrjen e biletës “Përtej imagjinatës”, e cila të jep mundësinë për të takuar dy yjet më të mëdhenj të futbollit botëror. Përveç ndjekjes së ndeshjes, fituesi do të ketë mundësinë të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe të hyjë në të dyja dhomat e zhveshjes, që do të thotë se mund të takojë Ronaldon dhe Messin.

Biznesmeni saudit, Mushref Al-Ghamdi, vuri në tryezë 2.6 milionë dollarë për biletën e përmendur, dhe për momentin menaxheri i përgjithshëm i grupit të pasurive të paluajtshme AqarOne po udhëheq ofertat për të marrë lejen e lakmuar. Ankandi do të mbyllet më 17 janar.

Pa dyshim, një ribashkim plot kuriozitet dhe pritshmëri pasi të dy lojtarët nuk e kanë parë njëri-tjetrin në fushë që nga viti 2020, kur Juventusi i Ronaldos mundi Barcelonën 3-0 në Champions League.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...