Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi kusht Laportës: Kthe Neymarin që të firmos rinovimin

Lionel Messi kërkon me çdo kusht rikthimin e Neymar në “Camp Nou”. Ndërkohë që PSG bashkë me drejtorin sportiv Leonardo po punon për rinovimin e kontratës të sulmuesit brazilian që skadon në qershor të 2022, vetë numri 10 i katalanëve thuajse çdo ditë po punon që të bindë brazilianin t’u ribashkohet “blaugranave”.

Sipas mediave franceze, që prej momentit kur Laporta mori presidencën e Barcelonës, lamtumira e Messit nga katalanasit duket se nuk do të ndodhë dhe qëndrimi i tij mund të bëhet edhe më i mundshëm në rast të një transferimi të Neymar te “blaugranat”.

Po sipas mediave franceze, Laporta ka refuzuar një seri ofertash nga Man.City për të bërë pjesë të “citizens” Lionel Messin. Dyshja amerikano-latine, Messi-Neymar kanë luajtur për plot 4 sezone së bashku te Barcelona, duke fituar 9 tituj, përfshirë këtu edhe Champions League në 2015.

Më pas braziliani u largua nga Spanja për të kaluar në radhët e PSG, me këta të fundit që për të bërë mundur realizimin e këtij operacioni paguan 222 milionë euro, shifër rekord kjo.

Ndërkohë që Barcelona të kthejë në shtëpi sulmuesin e kampionëve të Francës ka një sërë pengesash përballë dhe ato ekonomike qëndrojnë në krye, pasi Parisi që të bindë lojtarin të mos largohet është gati t’i ofrojë 36 milionë euro në sezon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...