Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Messi lumturon tifozët: Ajo që ndiej për Barçën tejkalon çdo kontratë

Pas fjalimit të tij në momentin e shpalljes së tij fitues i “Topit të Artë”, Leo Messi foli pas ceremonisë edhe për mediet e pranishme në Francë, duke dhënë një deklaratë të fortë dashurie për Barcelonën, edhe pse ka një klauzolë në kontratë e cila e lejon të largohet në fund të sezonit. Pyetjes nëse tifozët “blaugrana” duhet të jenë të sigurt se nuk do të largohet, Messi u përgjigj:

“Njerëzit më njohin dhe e dinë që nuk ka asnjë problem me këtë çështje. Ajo që ndiej për këtë klub tejkalon çdo nënshkrim, çfarëdo kontrate apo çfarëdo letre. Është diçka më shumë, dua të jem mirë ndërsa jam te Barça.”

Argjentinasi gjithashtu ka këmbëngulur që “çmimet individuale nuk janë qëllimi im, gjithmonë e kam thënë dhe përsëritur, megjithatë mbetet një vlerësim shumë i madh për atë që përfaqëson (Topi i Artë). Është një gëzim i madh edhe për shokët e mi të skuadrës. Do të më pëlqente të fitoja edhe disa Champions, disa Copa América, përpara një çmimi tjetër individual. Është e veçantë sepse po më ndodh në një moment të bukur të jetës sime. Jam shumë i lumtur që po e ndaj me familjen time, është kënaqësi. Shpresoj të luaj edhe shumë vite, por po mbush 33 vjeç dhe kjo varet nga mënyra se si ndihem fizikisht. Sot, faleminderit Zotit që ndihem më mirë se kurrë, emocionalisht dhe fizikisht.”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...