La Liga

Messi magjik, dëfren “Camp Noun” me dy gola dhe dy asiste, Barça e para

Lionel Messi magjeps “Campn Noun” në takimin me Valladolidit, të cilin Barcelona e mposhti thellë me rezultatin 5-1, duke u ngjitur në krye të La Ligas me dy pikë më shumë se Grana dhe Atletico e Madridit. “Ylli” argjentinas realizoi dygolësh dhe ishte protagonist me asistet të mrekullueshme në dy gola të tjerë, ndërsa në minutat shtesë humbi mundësinë e artë për të marrë topin në shtëpi (nëse do të realizonte tregolësh).

“Blaugranave” iu mjaftuan më pak se tre minuta lojë për ta zhbllokuar takimin me Lenglet, që i gjendur në vendin dhe kohën e duhur si dhe i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtjes e dërgoi topin në rrjetë. Skuadra mike mundi të reagonte shumë shpejt, teksa në minutën e 15-të Kiko përfitoi edhe nga pasiguria e Ter Stegenit, duke e shtyrë topin në rrjetë.

Pas këtij momenti situatën e mori nën kontroll Lionel Messi, fillimisht me një asist perfekt për Vidal, që u gjat për një prekje magjike, për golin e 2-1. Vetëm 5 minuta më vonë “Pleshti” dhuroi spektakël me një goditje nga distanca që rezultoi e pakapshme për Masip, 3-1.

Barcelona e nisi qetë pjesën e dytë, por me Messin në organikë mund të presësh nga moment në moment ndonjë magji. 32-vjeçari kontrolloi dhe goditi bukur brenda zonës, i shërbyer nga Rakitic për golin e 4-1, ndërsa pak çaste më vonë asistoi Luiz Suarezin, që vulosi shifrat në 5-1.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency