Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi mbetet “thatë”, golat e Griezmannit dhe Suarezit vlejnë vetëm 1 pikë

Barcelona barazoi 2-2 në transfertë me Real Sociedadin, duke i dhënë nja asist Real Madridit që të shkojë si kryesues në El Clasicon e parë të sezonit, që do të zhvillohet të mërkurën, në “Camp Nou”, në orën 20:00.

Golat e Griezmann dhe Luiz Suarezit nuk u mjaftuan “blaugranave” për të marrë fitoren në “Reale Seguros Stadium”, ku skuadra baske kaloi e para në epërsi me Oryazabal me 11-metërsh në minutën e 12-të, ndërsa Isak ktheu baraspeshën (pas dy golave të Barcelonës) në minutën e 62-të.

Në minutat e mbetura, pavarësisht lojës me sulme dhe kundërsulme nga të dyja skuadrat, rezultati mbeti i pandryshuar. Këtë të diel, Reali mund të marrë kreun me dy pikë më shumë se Barcelona nëse fiton në “Mestalla” me Valencian.

Takimi tjetër i La Ligas, Granada-Levante përfundoi me fitoren 1-2 të ekipit mik.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...