Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi mediton largimin nga Barça, Bartomeu i vendos një kusht

Të ndash Messin nga Barcelona është një operacion titanik, por fakti mbetet që në raportin mes argjentinasit dhe presidentit Bartomeu mbretëron i ftohti i madh dhe palët janë gjithmonë e më larg njëra-tjetrës.

Mungesa e një dorëheqjeje nga ana e Presidentit dhe konfirmimi i Eric Abidal si përgjegjës i merkatos “blaugrana” kanë zymtësuar edhe më tepër humorin e Messit, që me francezin nuk shkon aspak dakord.

Te Barcelona gjithçka vijon sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe deri më tani ka paguar vetëm Setien që u shkarkua, por kjo është më e pakta që do të kishte ndodhur pas atij turpërimi në përballjen me Bayernin e Myniht në Champions League.

Messi hesht dhe reflekton, ndërsa Bartomeu pret. Një lojtar i Barcelonës i ka komunikuar gazetarit brazilian Marcelo Bechler, ( i njëjti që dha i pari lajmin e lamtumirës së Neymar nga Barcelona), se Messi ka paralajmëruar presidentin për dëshirën e tij për t’u larguar.

Barcelona aktivizoi mediat miqësore ndaj klubit për të përgënjeshtruar lajmin, por realiteti është që Bartomeu tani nuk e shikon më si diçka të paimagjinueshme lamtumirën e argjentinasit. E di që ekonomikisht do të ishte e leverdishme për një klub në krizë të thellë, por ka vendosur një kusht: Duhet të jetë vetë Messi që të thotë publikisht se dëshiron të largohet.

Presidenti nuk dëshiron që në sytë e të tjerëve të jetë, qoftë edhe formalisht si njeriu që largoi Messin dhe nëse argjentinasi del hapur duke kërkuar largimin, atëherë në “Camp Nou” janë të gatshëm të hyjnë në tratativa.

Bartomeu e di se gjendet me shpatulla pas muri dhe për të ka dy zgjidhje, ose të bindë Messin se do të ndërtojnë një super-skuadër duke marrë ndoshta dhe Neymar, diçka që për momentin duket e pamundur duke parë situatën në shtëpinë “blaugrana”, ose të bëjë sakrificën e madhe dhe të rinisë një projekt pa të.

Në mes të dy pozicioneve është zgjatja e agonisë europiane të përjetuar në këto vitet e fundit, me Barcelonën të keqtrajtuar në Paris, Torino, Romë, Liverpool dhe Lisbonë nga Bayerni. Në moshën 33-vjeçare Messi duhet të marrë një vendim përfundimtar. Manchester City, PSG dhe Inter presin me interes.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...