Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Messi mesazh Vidalit dhe tifozëve të Interit?

Një mesazh i përzemërt dhe i sinqertë. Pas dy vitesh me Barcelonën, Leo Messi përshëndet Arturo Vidalin në ditën e kalimit të kilianit tek Interi dhe e bën atë me fjalë që, ndër të tjera, gjithashtu mund të rindezin një ëndërr të vjetër, por gjithmonë të mohuar, të merkatos.

“Të njihja vetëm sepse ishim përballur me njëri-tjetrin si kundërshtarë dhe gjithnjë më je dukur fenomen. Pastaj, pata fatin të të njihja personalisht dhe më befasove edhe më shumë. Gjatë këtyre dy viteve ndamë shumë gjëra bashkë. Do të të marrë malli për dhomën e zhveshjes, Arturo! Ju uroj të gjitha të mirat për këtë fazë të re në klubin tuaj të ri. Rrugët tona do të takohen përsëri, jam i sigurt”, – shkruante në Instagram “ylli” argjentinas.

Fjalia e fundit, rindez ëndrrën e tifozëve zikaltër, pasi pas një viti “Pleshtit” i përfundon kontrata me Barcelonën. Ku do ta ritakonte kilianin në fushën e blertë? Sigurisht që mundësia më e madhe e ndoshta e vetme është tek Interi.

https://www.instagram.com/p/CFXzDbgiqpf/?utm_source=ig_embed

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...