Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi mund të largohet “falas” nga Barcelona

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona me parametra zero në vitin 2020. Kjo është ajo që publikon e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo”, sipas të cilës, në kontratën e yllit argjentinas ekziston një klauzolë që e lejon atë të lërë klubin blaugrana “gratis”, në rast se shkon në ndonjë skuadër që nuk është në elitën e futbollit botëror.

Në kontratën e tij, që e firmosi përpara 12 muajsh, Messi ka një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 700 milionë Eurosh. Por me këtë të dhënë që zbulon e përditshmja spanjolle, Messi mund të lërë skuadrën katalanase falas, që do të thotë se klubi ku do të shkojë argjentinasi nuk do të jetë i detyruar të paguajë këtë shifër marramendëse, 1 vit përpara skadencës së kontratës së 31-vjeçarit.

Gjithnjë sipas “El Mundo Deportivo”, për këtë arsye presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, po mendon t’i ofrojë Messit një kontratë të re me skadencë në vitin 2022, me opsion zgjatjen e saj edhe për një vit, një kontratë që do ta lidhte Messin me Barcelonën përjetë dhe do të evitonte përsëritjen e rastit Ronaldo që u largua nga Reali i Madridit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...