Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi ndryshon mendje: Shpresoj ta mbyll karrierën te Barça, largimi i Suarez ishte një “çmenduri”

Rrëfehet Lionel Messi. Ylli argjentinas ka dhënë një tjetër intervistë të gjatë këtë herë për programin La Sexta. Messi ka ndezur një tjetër spirale për një rinovim të mundshëm të tijin me Barcelonën, ndërsa ka folur për shumë aktualitete brenda klubit duke u ndalur edhe te largimi i Luis Suarez i cili sipas tij u bë në mënyrën më të gabuar të mundshme.

“Largimi nga Barcelona? Gjithë vitit i kam thënë presidentit Bartomeu se doja të largohesha nga Barcelona, por ai më thoshte gjithmonë ‘jo’. Burofax ishte një mënyrë për ta zyrtarizuar largimin. Mendova se kisha përfunduar ciklin tim. Kisha nevojë për një ndryshim dhe doja të ikja. Cikli i Barcelonës kishte mbaruar. Presidenti nuk donte që të ikja dhe nisën të rrjedhin informacione në shtyp që të më bënin të dukesha unë djali i keq. Ajo që po bëja ishte ajo që ndjeva në atë moment”.

“Si ndihet me fanellën e Barçës? Barcelona është gjithçka për mua, e kam thënë, është jeta ime. Unë jam këtu që kur isha 13 vjeç. Jam rritur në klub dhe në këtë qytet. Kam jetuar në Barcelonë më shumë se në Argjentinë, vendin tim. Kam mësuar gjithçka këtu, jam rritur dhe klubi më stërviti si lojtar dhe njeri. E dua këtë qytet dhe klubin. Edhe fëmijët e mi kanë lindur këtu. Unë nuk do të bashkohem me Real Madrid ose Atletico Madrid. Është e pamundur të ndodhë diçka e tillë. Nuk e di as nëse do të largohem nga Barcelona. Do të flas në fund të sezonit me drejtuesit. Shpresoj të jem pjesë e Barcelonës deri kur ta lë futbollin”.

“A kam qarë ndonjëherë? Për çështjet sportive nuk kam qarë, por kam vuajtur shumë. Pastaj për çështje të tjera kam qarë, por preferoj të mos jap detaje. Gjithsesi e përsëris që për çështjet sportive kam vuajtur shumë. Jam ai që jam dhe bëj veprimet e mia, që më dalin nga zemra. Nuk mund të mendoj se çfarë mendon çdo njeri, pasi do të çmendesha. Shumë njerëz flasin pa ditur gjë. Sot mund të thuash çdo gënjeshtër dhe asgjë nuk ndodh. Ajo mbetet dhe njerëzit e besojnë, pasi del në media dhe ata e marrin të mirëqenë gjithçka. Jo gjithmonë janë të vërteta, por është diçka që nuk e kontrolloj dot”.

“Transferimi i Luis Suarez? Ajo që ndodhi me kalimin e Luis Suarez tek Atletico Madrid ishte çmenduri. Ai u largua falas, duke i paguar vitet e mbetura të kontratës së tij dhe u bashkua me një ekip që luftonte për të njëjtat objektiva si ne. E pabesueshme”.

“Financat e Barcelonës? Është një momenti i vështirë për klubin në aspektin financiar, si për të gjithë. Klubi është shumë keq dhe është e vështirë të kthehet aty ku ka qenë. Kalendari i ngjeshur? Ajo që ka rëndësi është të luash dhe të respektosh kontrata televizive, sponsorët dhe nuk mendohet për sportistët. Të luash të dielën, të mërkurën dhe nëse është e nevojshme edhe të premten dhe të shtunën. Shikohet më shumë për interesin ekonomik se sa për sportin dhe vetë lojën”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...