Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi: Neymar te Reali? Do të ishte e tmerrshme

Reali i Madridit po intensifikon gjithnjë e më shumë përpjekjet për të transferuar brazilianin Neymar në kryeqytetin spanjoll. Gjithsesi kjo temë ka prekur jo vetëm dy klubet e përfshira në këtë histori, por edhe rivalin e përjetshëm të Realit, Barcelonën, pasi pikërisht te katalanët ishte edhe shpërthimi i parë i yllit brazilian .

Së fundi, Lionel Messi ka folur për këtë çështje në një intervistë të dhënë për Tyc Sport, duke thënë se transferimi i Neymar te Reali do të ishte diçka e tmerrshme.

“Të shohësh Neymarin të transferohet te Reali i Madridit, është diçka e tmerrshme për ne të Barcelonës dhe për atë që braziliani personifikon te ne”, deklaroi Messi, duke pranuar se në Katalunjë askush nuk e mirëpret një lëvizje të tillë.

Sa i përket të ardhmes së tij, ‘Pleshti’ rrëfen se nuk e ka çuar ndërmend të largohet nga Barcelona, pavarësisht ofertave dhe mundësive të shumta.

“Unë për vete nuk kam ndërmend të largohem nga Barcelona, pasi e kam të qartë që më mirë se këtu, nuk do të gjej askund tjetër. Normalisht që ka pasur edhe përpjekje konkrete nga skuadra të caktuara, për të marrë shërbimet e mia, por i kam refuzuar të gjitha”, u shpreh numri 10 i Barcelonës.

Ylli argjentinas i ka dhënë fund kampionatit me katalanët dhe tani do të përqendrohet te botërori ‘Rusi 2018’, ku ka synime madhore me përfaqësuesen e tij.

“Të renditemi në 4-shen e parë të Botërorit, do të ishte një rezultat shumë i mirë, duke pasur parasysh që ky do të jetë një nga kompeticionet më të bukura dhe më me shumë rivalitet. Gjithsesi kënaqësia maksimale do të ishte t’ia dilnim të triumfonim, qoftë për vështirësinë, por edhe për të rikthyer Kupën e Botës në Argjentinë”, tha Messi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...