Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Messi nuk ka dyshime për të ardhmen, rinovon me PSG dhe luan Botërorin në Amerikë

E ardhmja e Lionel Messi në Francë me PSG u vendos në dyshim duke qenë se kontrata e sulmuesit me kryeqytetasit mbyllet në fundin e sezonit aktual. Aludimet për një rikthim te Barcelona janë të shumta, apo edhe për një transferim të argjentinasit në Amerikë ose në Arabinë Saudite. Mirëpo, duket se dyshimet në kokën e Messit janë të pakta.

Plani i “pleshtit” është të rinovojë me PSG të paktën edhe për një sezon e më pas të largohet drejt Amerikës aty ku ka kërkesa të shumta nga klubet e MLS. Duke u aktivizuar në MLS, numri 10 fiton kohën e nevojshme për t’u përshtatur në një territor të ri pasi një tjetër objektiv është Botërori i vitit 2026 që është përcaktuar të zhvillohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë.

Lexo edhe:

  1. Tudor “shigjeton” Serinë A: Liga franceze më e fortë!
  2. Jo vetëm Ancelotti, Ronaldo sugjeron edhe një tjetër legjendë për Brazilin
  3. Pësoi shtatë gola, portieri i gëzohet fanellës së Messit: Nuk e heq as në gjumë!
  4. Goditje në merkato, Juventus pas yllit të Bayern Munich

Messi kërkon të luajë me Argjentinën si një Kampion Bote në eventin më të rëndësishëm futbollistik, pse jo për të synuar një tjetër titull edhe pse në vitin 2026 do të ishte në moshën 39-vjeçare. Megjithatë, trajneri i albicelestëve, Lionel Scaloni si dhe shokët e kombëtares besojnë te “pleshti” dhe janë të bindur se mund t’i dhurojnë fundin më të ëmbël të një karrierë që gjithsesi do të jetë e paharrueshme.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...