Futboll

Messi pa rivalë, “Topi i Artë” i gjashtë mund të jetë formalitet  

Lionel Messi po zhvillon një sezon fantastik. “Ylli” argjentinas kryeson listën e golashënuesve më të mirë në La Liga, me 33 finalizime, 10 gola i ka shënuar në Champions dhe 2 në Kupën e Mbretit, pra në total, e ka gjetur 45 herë rrjetën me Barcelonën.

Të njëjtën kuotë ka shënuar edhe sezonin e kaluar, por 31-vjeçari ka në dispozicion edhe 6 ndeshje në La Liga, të paktën 2-3 në Champions dhe 1 në Kupën e Mbretit. Gjithsesi, vështirë të arrijë rekordin e tij absolut të 73 golave në sezon (2011-2012).

Me dygolëshin e sigluar të martën ndaj Manchester United ai ka arritur shifrën e 597 finalizimeve në karrierë me ngjyrat “blaugrana”. I duhet vetëm një tregolësh për të kapur shifrën 600.

Për të arritur 597 gola, Messi i ka shpërndarë si më poshtë: 416 në La Liga, 110 në Champions, 50 në Kuypën e Mbretit, 13 në Superkupën e Spanjës, 5 në Botërorin e Klubeve dhe 3 në Superkupën e Europës.

Shifra këto që me siguri nuk do të kalojnë pa u vënë re nga lojtari legjendar brazilian, Edson Arantes do Nascimiento, i njohur më mirë si Pelé, i cili ende mban rekordin absolut të golave ​​në një klub të vetëm, 643 me Santosin.

Messi vështirë “të humbë” çmimin e “Këpucës së Artë”, teksa kryeson me 6 gola më shumë se Mbappe. Të gjitha gjasat janë që të mos ketë rivalë për “Topit e Artë” të gjashtë në karrierë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency