Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Messi para vendimit të madh, e ardhmja një udhëkryq

Messi
Messi

Leo Messi e përfundon kontratën me PSG-në në më pak se katër muaj. Më 24 qershor ai do të jetë 36 vjeç dhe më 1 korrik, lojtar i lirë.

Në planin sportive, vjen nga eliminimi në Champions League ndaj Bayernit, por edhe pas triumfit në Kupën e Botës dhe pasi mori çmimin “The Best”.

“Ylli” argjentinas duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Ai dëshiron të vazhdojë të paktën një vit në futbollin elitar, pra atë evropian, ku PSG vazhdon të jetë opsioni i tij i parë pavarësisht fiaskos europiane.

Barça, gjithashtu është një mundësi për shkak të vullnetit të presidentit Joan Laporta për ta rikthyer pas divorcit që dhimbshëm të vitit 2021.

Presidenti i Barçës konfirmoi se u takua me Jorge Messin, babanë dhe agjentin e Leos, por se në thelb folën për nderimin e Leos si ikona historike e klubit, pas largimit të tij të trishtuar në gusht 2021. Por tani për tani, asgjë më shumë.

Nuk ka dalë ndonjë klub tjetër i madh evropian që të jetë i interesuar për Messin, sepse vazhdimësia e tij në Paris u konsiderua si e mirëqenë.

Nëse negociatat dështojnë, nuk mund të përjashtohet që ndonjë klub i madh nga Premier League apo Italia, me financa të shëndetshme, të bëjë ofertë.

Lexo edhe:

MLS ose Arabia

Inter Miami ka lëvizur edhe për Messin. Klubi Beckhamit e dëshiron që ai si një “yll” që shërben si në planin sportive dhe për  imazh në MLS amerikane. Problemi është se nuk mund të konkurrojë me të mëdhenjtë e Evropës apo me futbollin arab në nivelin ekonomik.

Arabia Saudite, nga ana tjetër, dëshiron Kupën e Botës 2030 dhe, me Cristianon tashmë në futbollin e saj, ëndërron të rekrutojnë edhe Messin për t’i pasur dy “yjet” si ambasadorë për kauzën e tyre.

Al-Hilal duket se është klubi i zgjedhur nga federata për të tunduar Leon, nëse ai vendos për këtë futboll. Por fakti është se Leo nuk i merr parasysh këto oferta sot.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...