Nuk ka cmenduri të tjera që mund të cënojnë Barcelonën,. Manchester City e deklaron veten jashtë garës për të rrëmbyer Lionel Messin. Paratë këtë verë janë kthyer në një fjalë goje, por 300 milionë eurot e klauzolës së argjentinasit janë shumë dhe Messi do të mbetet në Spanjë, të paktën edhe për një vit. Lajmin e bëri të ditur drejtori teknik i Manchester Cityt, ish drejtues i Barcelonës Txiki Begiristain i cili deklaroi, ” Messi do të mbetet me siguri blaugrana, transferimi i tij është një operacion i pamundur”.
Tani në Barcelonën presin vetëm firmën e yllit argjentinas në kontratën e tij të re, me atë aktualen që i skadon në qershorin e 2018. Numri 10 gjithsesi është duke marrë kohë duke bërë vlerësimet e duhura për të ardhmen. Akordi deri në vitin 2021 është arritur prej kohësh , por Messi ende nuk ka dashur të hedhë të zezën mbi të bardhë, tundim i kushtëzuar ndoshta dhe nga largimi i Neymar drejt Psg. Zyrtarizimi gjithsesi pritet të mbërrijë gjatë pauzës së ndeshjeve të Kombëtareve me tifozët blaugrana që mund të jenë më të qetë. Messi do të luajë edhe një vit me Barcën, Manchester City ka hequr dorë dhe në Camp Nou mund të marrin frymë lirisht.
