Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Messi rikthehet në fron, mposht Van Dijk dhe parakalon CR7-ën

E pabesueshme por e vërtetë. Është Lionel Messi dhe jo Virgil Van Dijk që parashikohej nga të gjithë, fituesi i çmimit të lojtarit më të mirë të vitit 2019 që jepet nga FIFA. Në teatrin La Scala të Milanos ku u zhvillua mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve Fifa The Best, Messi në mënyrë surprizë mposhti konkurencën e Van Dijk dhe atë të Cristiano Ronaldos që nuk ishte i pranishëm në këtë mbrëmje. Një çmim që Messi e fiton për herë të dytë kur është dhënë vetëm nga FIFA ndërsa në bashkëpunim me Topin e Artë, ylli argjentinas e fiton për herë të 6-të dhe lë pas Cristiano Ronaldon me 5 trofe. Messi u shfaq shumë i lumtur në fjalën e tij ndërsa për të triumfuar në këtë betejë ka ndikuar edhe fakti që ka fituar La Ligan me Barcelonën ndërsa është shpallur edhe golashënuesi më i mirë në Europë.Çmimi i lojtares më të mirë femër shkoi për amerikane Megan Rapinoe që u shpall kampione e botës me Shtetet e Bashkuara.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...