Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Messi: Sa vuajtje, ishim të sfilitur fizikisht! Holanda? Prisni betejë për topin

Leo Messi zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Australisë. “Pleshti” zhbllokoi takimin në pjesën e parë dhe krijoi situata goli për shokët e skuadrës, duke u dëfryer në maksimum në ndeshjen numër 1000 si profesionist.

Kapiteni udhëhoqi Argjentinën drejt kualifikimit në çerekfinalet e Kupës së Botës, aty ku do përballet me Holandën e Van Gaal. Pas fitores së sotme 2-1, 35-vjeçari foli për shtypin, duke u ndalur edhe te minutat e fundit.

 

U relaksuam pas avantazhit të dyfishtë, sepse menduam se e kishim ndeshjen nën kontroll. Në fund vuajtëm shumë, por rëndësi kishte kualifikimi dhe ne ia dolëm.

Ndeshja ishte shumë e vështirë. Ishim të lodhur, pasi nuk kishim rikuperuar energjitë nga sfida e fundit. Jemi të lumtur që u kualifikuam”, deklaroi shtatë herë fituesi i Topitë të Artë.

Messi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Në fund nuk mungoi një koment për Holandën, ekipin kundërshtar në çerekfinale. “Ndeshje e vështirë, ata do tentojnë të qarkullojnë topin, duke mos na lejuar ta mbajmë ne.

Kupa e Botës po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Ndeshja numër 1000? Unë shijoj momentin. Jam i kënaqur me atë që po arrijmë. T’i hedhim hapat një nga një“, u shpreh ylli argjentinas.

VIDEO/ Messi-Martinez kualifikojnë Argjentinën, përsëritet çerekfinalja e Francë ‘98

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...