Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Messi shqetëson PSG, dëmtohet dhe humbet ndeshjen e radhës në kampionat

Lionel Messi shqetëson jo pak stafin e PSG teksa argjentinasi pati probleme në ndeshjen e fundit ndaj Benficës në Champions League. sipas stafit mjekësor të parizienëve, 35-vjeçari vuan një dëmtim të lehtë në pulpë dhe për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Reims nuk mund të jetë në dispozicion të trajnerit Christopher Galtier.

Gjithsesi, pritet që Messi të rikthehet normalisht në fushë për ndeshjen e kthimit në Champions ndaj Benficës, edhe pse asgjë nuk është e sigurt pasi te PSG nuk kanë ndërmend ta rrezikojnë lojtarin nëse ai nuk është në 100%.

Madje, vetë Messi po përkujdeset për formën e tij duke njohur kalendarin e ngjeshur teksa vëmendje të veçantë merr Botërori i Katarit me “pleshtin” që e ka pranuar se për të do të jetë i fundit në karrierë. Këtë sezon, Messi është duke zhvilluar një sezon tejet të mirë sa i takon statistikave duke qenë se ka shënuar tetë gola dhe po ashtu numëron edhe tetë asistime në 13 ndeshje.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....