Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Messi: Shtoni edhe Argjentinën pretendente për Kupën e Botës!

Të luash a të mos luash, kjo është çështja! Lionel Messi e pranon se ndonjëherë është më mirë të mos zbresësh në fushë e të qëndrosh në stol. Kështu e argumenton argjentinasi qëndrimin në stol ndaj Sportingut të Lisbonës dhe Juventusit. “Ylli” i katalanasve është plotësisht dakort me rotacionit e aplikuar nga trajneri Ernesto Valverde.

“Kam mësuar përgjatë viteve se sezoni është i gjatë, dhe se gjatë tij një lojtar kalon nëpër disa faza shpesh edhe të vështira, sikundër po vuaj unë tani nga mbingarkesa e ndeshjeve të njëpasnjëshme që kam zhvilluar. Çmimin e tyre e paguan trupi im, ndaj kam dalë në përfundimin se ndonjëherë të mos luash është më mirë.”

Messi gjithashtu i referohet edhe Kupës së Botës, duke pranuar faktin se Argjentina e tij duhet ende të përmirësohet në mënyrë që të përballojë denjësisht skuadra si Gjermania apo Brazili. 30-vjeçari ishte njeriu që siguroi kualifikimin e skuadrës bardhekaltër në Botërorin “Rusi 2018”.

“Kualifikimi ynë në këtë Botëror kaloi nëpër sprova të vështira. Jemi të lumtur që e premë biletën tonë, por nëse aspirojmë të jemi kampionët e Botës duhet ende të përmirësohemi. Nuk jemi larg këtij objektivi, por duhet të perfeksionohemi, sepse në garë janë edhe skuadra më të mira sesa ne, si Brazili, Gjermania, Franca dhe Spanja. Për Kombëtaren tonë kritikat kaluan çdo limit, por dhe ne reaguam e shkuam përtej futbollit.”

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...