Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Messi te PSG? Francezët kanë dhe një plan B

Paris Saint-Germain është mes ekipeve të interesuara për të afruar Leo Messin në fund të sezonit, pasi argjentinasi të përfundojë kontratën e tij me Barçën. Fjalët e Neymarit, i cili theksonte dëshirën e tij për të luajtur krah “Pleshtit”, kanë shtuar zërat për transferimin e mundshëm të 6 herë fituesit të “Topit të Artë” në Parc des Princes”

Për momentin, si trajneri Thomas Tuchel ashtu edhe drejtori sportiv Leonardo apo presidenti Nasser Al-Khelaïfi kanë shmangur komentet mbi mundësinë që Messi të mbërrijë në Paris vitin e ardhshëm

Përkundër thashethemeve të shumta që po shfaqen këto ditë, nga PSG jo vetëm që është në pritje të Messit, pos (sipas “90min”) kampionët e Francës kanë edhe planin B në rast të dështimit të këtij operacioni për shkak të “Fair Play-t Financiar”.

PSG nuk e ka harruar Paulo Dybalan, futbollistin e Juventusit, për të përmbushur një ëndërr të kahershme. 27-vjeçari e përfundon kontratën e tij me Juventusin në vitin 2022 dhe këtë sezon ai nuk është titullar i rregullt nën drejtimin e Andrea Pirlos, kështu që ai mund të kërkojë largimin për t’iu bashkuar një klub tjetër ku do të ndihej më komod dhe i rëndësishëm.

Portali “90min” gjithashtu thekson se “Big-6” të Premier League-s (Manchester City, Manchester United, Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham) ka kontaktuar me përfaqësuesit e futbollistit për të ditur qëllimet e tij të ardhshme, kështu që PSG do të kishte konkurrencë të fortë në tentativën për blerjen e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...