Protagonist absolut në çerekfinale përballë Holandës, Lionel Messi dha pas ndeshjes së kualifikimi i ka sjellë shumë gëzim popullit argjentinas:
“Ka shumë gëzim, shumë lumturi. Nuk donim të shkonim në kohën shtesë dhe te penalltitë, por duhej të vuanim dhe ia dolëm… Impresionuese! Jemi ndër katër skuadrat më të mira në botë sepse tregojmë se duam të luajmë çdo ndeshje me të njëjtën dëshirë dhe të njëjtin intensitet.”
Më pas, Messi foli edhe për Kroacinë, kundërshtarin e radhës në gjysmëfinale pas eliminimit të Brazilit: “Ata kanë treguar se janë një skuadër e madhe dhe disa herë kanë luajtur në mënyrë të barabartë me Brazilin. Kanë punuar me të njëjtin trajner për shumë vite dhe njihen shumë mire me njëri-tjetrin”.
