Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Messi: Unë dhe Ronaldo e arritëm lehtë majën, por ishte e vështirë të qëndroje aty për rreth 15 vite

Lionel Messi nuk harroi të fliste për rivalin e tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldon, në ceremoninë e “Topit të Artë”, me argjentinasin që e fitoi atë për herë të tetë, teksa portugezi numëron pesë trofe të tillë.

Gjatë konferencës për shtyp të dhënë në Paris, fituesi i tetë herë “Topit të Artë” theksoi se ai së bashku me Ronaldon e kishin të lehtë të arrinin majat, por shton se ka qenë shumë e vështirë për ta që të qëndrojnë aty.

Lexo edhe: 

“Ka qenë gjithmonë një “betejë” e mirë sportive me Ronaldon. E kemi ushqyer njëri-tjetrin sepse jemi të dy shumë konkurrues. Edhe ai ka qenë gjithmonë konkurrues, donte të fitonte gjithçka. Ishte një moment shumë i bukur për ne dhe për njerëzit që e duan futbollin. Ajo që bëmë për kaq shumë kohë ka shumë merita, pasi është e lehtë të arrish majën, por është e vështirë të qëndrosh aty. Ne qëndruam në krye për 10-15 vjet dhe ishte shumë e vështirë, por spektakolare dhe një kujtim i mrekullueshëm për të gjithë ata që e duan futbollin”-deklaroi Messi.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....