Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi vazhdon të shkruajë historinë, thyen rekordin e Xavit dhe …

Lionel Messi vazhdon të shkruajë emrin në librat e historisë së futbollit botëror. Kundër Real Sociedadit, në La Liga, kapiteni i Barçës arriti shifrën e 700 golave midis ndeshjeve zyrtare dhe miqësoreve. “Ylli” argjentinas, gjashtë herë fitues i “Topit të Artë”, realizoi dygolësh ndaj baskëve si dhe dha asistin për golin e dytë të takimit, të shënuar nga Dest.

Në total, Messi ka shënuar 663 gola në të gjitha garat zyrtare që ka luajtur. Në ndeshjet miqësore ai e ka gjetur rrjetën në 37 raste. Shifrat janë spektakolare dhe tregojnë aftësinë e një futbollisti të vendosur për të bërë të duket normale atë që nuk është aspak e tillë.

Këtë të diel, në San Sebastián, Leo ka shkruar një faqe historike në entitetin e Barçës, duke luajtur ndeshjen e tij zyrtare numër 768, dhe thyer rekordin e Xavi Hernándezit (767), që e kishte barazuar në takimin me Huescan.

Messi gjithashtu është golashënuesi më i mirë në La Liga këtë sezon me 23 finalizime, katër më shumë se miku i, Luis Suarez, që këtë sezon mbron ngjyrat e Atleticos së Madridit.

Me gjashtë golat ndaj Real Sociedadit, Barcelona e Ronald Koemanit ka arritur 100 gola zyrtarë në një sezon që, megjithëse dukej transitor, e sheh skuadrën “blaugrana” në garë për dy trofe të rëndësishëm: La Ligan dhe Kupën e Mbretit.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...