Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi vs Ronaldo në shifra, të dy 1000 gola në total për Barçën dhe Realin

Në “El Clasicon” e fundit, që u zhvillua më “Camp Nou” e që përfundoi në barazim 2-2, shënuan të dy lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Portugezi realizoi golin e barazimit 1-1, ndërsa argjentinasi atë të epërsisë së përkohshme 2-1 të “bluagranave”. Një tjetër “El Clasico” ku nuk mund të mungonte rivaliteti i madh mes dy futbollistëve që nuk kanë patur konkurrentë në dekadën e fundit, përvecse njëri-tjetrin.

Messi realizoi golin e 551-të me Barcelonën në të gjitha kompeticionet, ndërsa Ronaldo të 449-in me Realin. Statistikat janë të thjeshta për t’u kuptuar: së bashku  Messi dhe Ronaldo kanë arritur shifrën e 1000 golave për dy gjigantët e futbollit spanjoll.

Finalizimi i Messit ishte 382-ti në La Liga me Barçën, 100 të tjerë i ka realizuar në Champions, 48 në Kupën e Mbretit dhe 12 në kompeticionet e tjera.

Në “Camp Nou”, të dielën, Ronaldo gjeti golin numër 310 në La Liga. Portugezi gjithashtu ka shënuar 105 gola në Champions me klubin “Merengues”, 22 në Kupën e Mbretit, dhe 12 të tjerë (sa Messi) në kompeticionet më pak të rëndësishme.

Të dy kanë të njëjtin kundërshtar të preferuar, Sevillan. Messi u ka shënuar 31 gola andaluzianëve, ndërsa Ronaldo 27.

Argjentinasi 449 finalizime i ka me këmbën e tij të preferuar, të majtën, 78 me të djathtën dhe 22 me pjesë të tjera të trupit.

Ronaldo 298 gola i ka shënuar me të djathtën, 81 me të majtën dhe 69 me kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Messi ka shënuar 218 gola jashtë “Camp Nout”, ndërsa Ronaldo 193 larg “Santiago Bernabeut”. Në shtëpi kanë respektivisht 243 gola Messi dhe 317 Ronaldo.

Shërbyesi i preferuar i Messit është Dani Alves, me 42 asiste për gol, ndërsa i Ronaldos Karim Benzema, me të njëjtin numër asistesh.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...