Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Messi zhgënjen 50 mijë tifozë, njoftimi i pazakontë Vancouver Whitecaps

Vancouver Whitecaps njoftoi tifozët pak orë më parë se Leo Messi nuk pritet të luajë në ndeshjen e Inter Miamit në transfertë kundër Vancouverit këtë të shtunë.

Në fakt, klubi nga Florida nuk ka lëshuar asnjë deklaratë në lidhje me disponueshmërinë e argjentinasit apo lojtarëve të tjerë si Luis Suarez dhe Sergio Busquets. Por Whitecaps kanë thënë se e kuptuan se asnjë nga të tre nuk do të udhëtonte me klubin në vizitën e tyre të parë në Vancouver që nga nënshkrimi i Messit vitin e kaluar.

Më shumë se 50,000 njerëz pritej të merrnin pjesë në këtë ndeshje. “Ylli” 36-vjeçar argjentinas ka shënuar 10 gola në 10 ndeshje të Major League Soccer këtë sezon dhe kryeson klasifikimin e asistimeve me 12.

Lexo edhe:

Inter Miami kryeson klasifikimin e Konferencës Lindore dhe Vancouveri është i shtati në Perëndim.

Shefi ekzekutiv i Whitecaps, Axel Schuster, tha se ai e di se do të ketë shumë tifozë të zhgënjyer me mungesën e Messit dhe shokëve të tij, por shton se klubi “mbetet i përkushtuar për ta bërë këtë një përvojë të veçantë për të gjithë”.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...