Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mesut Ozil, çfarë po ndodh me fantazistin gjerman?

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 10: Mesut Oezil of Germany looks on during the international friendly match between England and Germany at Wembley Stadium on November 10, 2017 in London, United Kingdom. (Photo by TF-Images/TF-Images via Getty Images)

Eliminimi i Gjermanisë nga Botërori është pasuar me zhurmën e një minirevolucioni në skuadër. Joachim Low u konfirmua në krye të pancerave deri në përfundim të kontratës së firmosur përpara turneut, me ndryshimet që priten të vijnë në skuadër.Më i kritikuari ka qënë fantazisti Mesut Ozil dhe për faktin se prej tij pritej shumë. Ftohja e mesfushorit të Arsenalit me fansat ka ardhur përpara startit të kampionatit Botëror, pasi Ozil postoi në rrjetet sociale një foto me presidentin turk Erdogan, me mbishkrimin, presidenti im. Reagimi i tifozëve ka qënë i ashpër në miqësoret e fundit përpara nisjes në Rusi, ndërkohë që Ozil la shumë për të dëshiruar në fazën e grupeve. Aktulisht 30-vjeçari është me pushime, por duket se e ardhmja e tij ndërkombëtare është një telenovelë që pasurohet me seri të reja nga dita në ditë. Presidenti i federatës gjermane të futbollit, reinhard grindel i ka lëshuar një ultimatum për të sqaruar përpara tifozëve cështjen e fotos me erdogan, një mënyrë për të zbutur zemërimin e fansave edhe pas asaj paraqitjeje të dobët. Ndaj tij nuk kanë munguar as kritikat e menaxherit të skuadrës Oliver Bierhof, ndërkohë që i fundit në skenë ka dalë dhe babai i lojtarit, që i kërkon të birit të mendojë tërheqjen nga Die Manschaft. Një deklaratë që pritet të shtojë akoma më shumë tensionin e një marëdhënieje të krisur, ndërmjet lotjarit dhe tifozëve, por edhe me drejtuesit e skuadrës, pasi një ozil si ai i kohëve të fundit vështirë se mund të afrohet në skuadër. Gjithçka pritet të sqarohet më tej, me turko gjermanin që ka qënë një nga pikat më të forta në dekadën e fundit të pancerave në arenën ndërkombëtare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...