Mesut Ozil ka vendosur të mos rinovojë kontratën aktuale me Arsenalin e cila i skadon në verën vitit 2018, duke refuzuar cdo ofertë për zgjatjen e marrëveshjes . Mesfushori i kombëtares gjermane ka prishur cdo raport me drejtuesit e topcinjëve të Londrës dhe trajnerin Wenger, pasi dëshiron largimin.
Për të mos e humbur me parametër zero verën e ardhshme, Arsenali mund ta shesë që në merkaton e dimrit fantazistin.
Në këtë mënyrë për Interin hapet një dritare për të firmosur me Ozil në Janar, me trajnerin Spalletti që mund ta gjejë te turko-gjermani njeriun të cilit mund ti dorëzojë çelësat e mesfushës zikaltër.
