Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

“Metropolitano” një fortesë e pathyeshme, Atl. Madrid vendos rekord në La Liga

Atletico Madrid triumfoi me përmbysje mbrëmjen e të djelës, me skuadrën e Simeone-s që vuajti jo pak ndaj Villarreal në “Metropolitano”.

Një sukses shumë i rëndësishëm për llogaritë e kampionatit, pasi tashmë, pas 13-të javësh, Atletico numëron 28 pikë në vendin e katërt, gjashtë më pak se kryesuesit e Girona-s.

Lexo edhe: 

Jo vetëm një sukses për llogari të kampionatit, por edhe të historisë, pasi ndaj Villarreal, Atletico koleksionoi fitoren e 15 radhazi në La Liga në shtëpi, një ecuri që ka nisur prej 19 shkurtit të këtij viti.

Humbja e fundit e madrilenëve në “Metropolitano” është shënuar në takimin e parë të këtij viti, më 8 janar përballë Barcelona-s, ndërsa pikën e fundit e mori Getafe me barazimin 1-1 më 4 shkurt.

Në këtë ecuri, Atletico Madrid ka fituar ndaj emrave si Sevilla, Bilbao, Sociedad apo edhe Real Madrid në këtë sezon, ndërsa tani ka vendosur rekorde me këtë ecuri.

E ardhmja rezervon takime, që të paktën në letër, Atletico do ketë mundësinë ta thellojë akoma edhe më shumë këtë rekord të vendosur në futbollin spanjoll.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...