Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mevlan Zeka pranë Dritës, e kërkon edhe Luftëtari

Mevlan Zeka mund të jetë përforcimi i parë i kampionëve të rinj të Kosovës. Një gjë të tillë e ka bërë të qartë për “Sport News” sulmuesi i shpejtë gjakovar, i cili në këtë stinor ishte pjesë e Lirisë.

Drita, e cila të dielën fitoi titullin e kampionit, më 26 qershor do të luajë në Champions League, por shumë shpejt zyrtarët e klubit do të ulen me trajnerin Bekim Isufi për të diskutuar për përforcimet e mundshme. Dhe pikërisht Mevlan Zeka mund të jetë përforcimi i parë i Dritës, edhe pse ende gjithçka është në fazën fillesatare të bisedimeve. Megjithatë, interesimi i gjilanasve ekziston për Zekën, gjë që e konfirmoi edhe vetë sulmuesi këmbështejtë, i cili tashmë është ndarë me Lirinë. Zeka nën urdhërat e Bledi Shkëmbit shënoi tre gola te Liria këtë edicion, ndërsa më parë ka luajtur edhe te Vllaznimi dhe Feronikeli, me të cilin kishte fituar edhe titullin e kampionit.

Zeka, që tashmë është futbollist i lirë, ka marrë mjaft oferta ditëve të fundit dhe pritet që shpejt të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën në edicionin e ri. Të hënën Zeka ka udhëtuar në Tiranë për t’u takuar me presidentin e Luftëtarit të Gjirokastrës, që sivjet do të luajë në Europa League. Bluzinjtë janë shumë të interesuar që ta marrin në skuadrën e tyre sulmuesin gjakovar.

Për Zekën interesim kanë shfaqur edhe Feronikeli dhe Vëllaznimi, por Drita shihet si kandidati më serioz për ta bërë për vehte Zekën. Afati kalimtar në Superligën e Kosovës hapet me 18 qershor dhe mbyllet me 17 gusht.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...