Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mexhit Neziri i bashkohet Shkëndijës, sot miqësorja me Olimpija Ljubjanën

Mexhit Neziri iu bashkua Shkëndijës së Tetovës në përgatitjet që po kryen në Slloveni, ku në orën 18:00 të ditës së sotme do të luhet miqësorja e parë me Olimpijan e Ljubljanës, ku aktivizohet futbollisti pogradecar, Endri Çekiçi.

Ribashkimi pas 7 viteve në “taborin” kuqezi është emocional për 27-vjeçarin, që në një prononcim për faqen e klubit tetovar nuk fsheh kënaqësinë që kthehet në “folenë” ku në vitin 2011 fitonte titullin e kampionit.

“Shkëndija është rritur shumë prej kur kompania Ecolog ka marrë menaxhimin dhe e kisha për nder të vija në skuadrën që tashmë është bindshëm më e mira në vend dhe shënon rezultate edhe në Europë. Tifozëria kuqezi është nga më të mirat dhe për mua është kënaqësi që do të kem mundësinë të luaj sërish para tyre. Premtoj maksimumin tim për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat.”

Bashkë me Nezirin me ekipin nga dje janë bashkuar edhe Visar Musliu, Marjan Radeski dhe Egzon Bejtullai, ndërsa sot udhëtuan edhe Arbin Zejnullai, Omar Imeri dhe Shefit Shefiti, pasi të gjithë kishin disa ditë pushim të shtuar përshkak të angazhimeve në ekipet përfaqësuese. Me Juniorin që nuk ka udhëtuar me skuadrën shkaku i lëndimit, ushtrime individuale kryen Leart Sadriu, që ankohet në një lëndim të natyrës më të lehtë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...