Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Mezani: Kualifikimi ende i hapur, Shtubina është profesionist

Laçi hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, teksa mposhti një Luftëtarin me rezultatin e thellë 3-0. Gjithsesi, trajneri Mezani ngulmon se asgjë nuk ka përfunduar për çështjen e kualifikimit dhe kërkon që skuadra të ruajë këtë ritëm.

“Duhet të qëndrojmë me objektivin që duhet të kalojmë këtë tur. Bëmë mirë sot, por kualifikimi nuk është akoma i sigurt. Kemi hedhur një hap të rëndësishëm sot, por duhet të paraqitemi shumë mirë edhe në Gjirokastër, për të vijuar më tej. Kërkova angazhim që të linim pas humbjen në kampionat dhe të vendosnim çështjen e kualifikimit që në Laç”, tha trajneri i Laçit.

Mezani bëri një spostim taktik, me Shtubinën më të tërhequr, për t’i dhënë mundësi që të luajë bashkë me shkodranin tjetër, Ansi Nika, çka rezultoi një zgjedhje mjaft e suksesshme.

“Shtubina është një lojtar me mjaft eksperiencë dhe luan në disa pozicione, pasi jep maksimumin dhe angazhohet në shërbim të ekipit. Që kur vendosëm ta marrim, kishim analizuar këto cilësi të tij”, tha Mezani.

Laçi luan një futboll të bukur, por pëson shpejt dhe shpesh e nis ndeshjen në disavantazh. Këtë e evidenton edhe Mezani, që tha se gjatë javës ka punuar pikërisht mbi këtë aspekt.

“Kam kërkuar agresivitet dhe përqendrim, për të shmangur ndëshkimin në minutat e para. Kemi punuar shumë për këtë gjatë javës në stërvitje. Luajmë mirë vërtetë, por duhet edhe agresiviteti, për të shkuar te fitorja. Edhe rikthimi i Esquerdës është një vlerë e shtuar për Laçin, pasi është përshtatur mirë dhe na ndihmon shumë kur është në fushë”, u shpreh Mezani.

Europa është një objektiv i deklaruar për laçjanët, ndërsa Mezani pranon se nga Kupa e Shqipërisë, shkohet më lehtë në kompeticionet europiane.

“Europa arrihet më lehtë nga rruga e triumfit në Kupë, pasi ka më pak ndeshje, por skuadrat e tjera pretendente janë ekipe të mëdha, që kanë të njëjtën synim”, tha Mezani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...