Kategoria Superiore

Mezani: Lojtarët po japin maksimumin, na mungon forca reaguese

Gentian Mezani e analizoi në këtë mënyrë humbjen e Luftëtarit të tij ndaj Skënderbeut në mikrofonin e Supersport.

Rastin e parë e patët ju, me Shkurtajn. Sa e qani rastin e fundit?

Dominim do e quaja dhe me raste. Rezultati është i pastër dhe ju keni të drejtë të flsini kështu. Rastet më konkrete në pjesën e parë kanë qënë tonat, pavarësisht se Skënderbeu qarkulloi topin. Në pjesën e dytë duhet të ishim më të përqendruar si te goli i parë dhe te i dyti. Duhet ti evitonim rastet pa i hyrë shumë thellë aksioneve. Ja kemi dhuruar fitoren Skënderbeut.

Gjendja psikologjike?

Një trepiksh do na jepte shumë shpresë për vazhdimësinë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi optimistë. Kemi humbur vetëm një ndeshej, do të bëjmë më të mirën. Kemi disa ditë pushim dhe do të përgatitemi sa më mirë.

Renditja… jeni poshtë për objektviat e skuadrës?

Objektivi im është ndeshja e radhës. Duhet ti marrim një nga një. Nuk më kanë vendosur absolutisht asnjë objektiv. Objektivi i radhës është të lëvizim nga këto pozita që jemi. Do të mundohemi që të japim më të mirën dhe për të qenë më lart nga ky klasifikim ku jemi. Duhet t’i marrim një nga një sepse nëse do të marrim objektiva të mëdha, nuk mendoj se jemi në ato pozita për të vendosur objektiva madhore.

Cfare i mungon kësaj skuadre që ti shprehë ato që ka në mëndje?

Në këtë skuadër mungon lojtari që luan pasin final. Pa diskutim që na mungon. Shpresoj që sa më shpejt të afrohet Rocaj dhe ti zgjidhim këto probleme. I kam kërkuar skuadrës gjatë pjesës së parë të dilnim pak më lartë, por skuadra nuk e ka forcën që të bëjë atë që un kërkoj. Pas golin skuadra nuk pati shpejtësi për të reaguar. Jemi të ngadaltë për tyë reaguar. Nuk i kemi elmentët e duhur që të arrijmë të bëjmë një lojë. Duhet të përmirësohemi sa më shumë dhe të largohemi nga kjo pozitë. Këta lojtarë janë për tu vlerësuar maksimalisht, po japin shpirtin në fushë. Nuk duhet ti vendosim faje njeri-tjetrit. Kemi humbur një ndeshje nga dy episode që kanë qenë neglizhencë e jona dhe jo zotësi e kundërshtarit.

6 pikë në 8 javë janë shumë pak. Ka presion ose luhatje në skuadër?

Unë mundohem që të mbaj ambjentin të qetë dhe në këto momente nuk jemi në pozita të mira. Skuadra ka bërë shumë humbje, të pafalshme ashtu si dhe kjo e sotmja. Në psikologjinë time nuk më intereson se kë kam përpara, Skënderebun, Kukësin, Kamza apo Flamurtari. Barazimi 0 me 0 në fushën tonë është humbje për mua dhe këtë sportistat e dinë shumë mirë. Shpresoj që të fitojmë herën tjetër. Më mirë të humbas një dhe të fitoj një se sa dy barazime njëra pas tjetrës. Shpresoj që të përmirësohemi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency