IPKO Superliga

Mezani nuk kursehet, largon 10 lojtarë nga Gjilani, mes tyre edhe…

Gjilani pasi siguroi mbijetesën në elitë konfirmoi edhe për sezonin e ardhshëm trajnerin vlonjat Gentian Mezani, por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me futbollistët shqiptarë që mbajtën veshur fanellën e skifterave në sezonin e fundit. Klubi i Gjilanit me një njoftim në faqen zyrtare ka bërë publik largimin e 10 futbollistëve mes tyre edhe Ansi Nika, Vilfor Hysa, Endrien Magani dhe Vilson Lila, lojtarë që më parë kanë qenë pjesë e Superiores dhe tashmë janë të lirë në treg në kërkim të një destinacioni të ri.

Njoftimi i klubit:

Gjilani ndërpret bashkëpunimin me këta futbollistë

Gjilan, 07 Qershor-Pas përfundimit të edicionit, skuadra e Gjilanit ka vendosur ta ndërpres bashkëpunimin me futbollitstët të cilët bartën fanellën e klubit tonë prej edicioneve të mëherëshme dhe ai i kaluar.

Bëhet fjalë për Fisnik Papuqin i cili mbrojti ngjyrat e klubit tonë prej dy sezoneve, të cilin e falemnderojmë për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe kohore, të cilën sa ishte pjesë e klubit tonë.

Sport Club Gjilani, ju informon se ka mbyllur marrëveshjet edhe me futbollistët të cilët ishin transferuar vitin e kaluar në ekipin tonë.Jefferson Lopes,Ëilber Perez,Ansi Nika,Endrien Magani,Vilson Lila,Kledi Koci,Vilfor Hysa,Shpend Asani dhe Semir Hadzibulic, janë futbollistët të cilët nuk do të vazhdojnë paraqitjet e tyre në klubin e Gjilanit.Klubi i falemnderon futbollistët e lartëcekur për kontributin e tyre gjatë këtij udhëtimi të edicionit që e lamë pas dhe ju uron sukses në vazhdimin e karrierës së tyre.

Gjithashtu bordi drejtues i skuadrës është në bisedime me pjesën tjetër të futbollistëve nga edicionet e kaluara, për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për të ardhmen.
Vlenë të theksohet se drejtuesit e klubit po vazhdojnë negociatat edhe me futbollistë të rinjë, ku po punohet për afrime të reja në skuadrën e Gjilanit dhe shumë shpejt pritet të ndodhin edhe zyrtarizime të tjera në kampin kuq e bardh.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency