Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mezani: Pres një Partizan ndryshe, por mund t’ia dalim

Për Laçin, faza e parë e kampionatit mund të konsiderohet pozitive. Ky është mendimi i teknikut të kurbinasve, Gentian Mezani, i cili në intervistën e tij u shpreh se ndoshta skuadra mund të kishte bërë më mirë, por sidoqoftë për të Laçi meriton një notë pozitive.

“Them se kemi bërë një fazë të parë pozitive. Mund të kishim marrë diçka më shumë, por duke pasur parasysh faktin se kemi disa futbollistë të rinj, që ende nuk e kanë eksperiencën e duhur për të luajtur në Superiore, them se duhet të jemi të kënaqur”, tha Mezani.

Takimi i radhës për kurbinasit do të jetë ndaj Partizanit. Në fazën e parë Laçi arriti të fitonte me rezultatin 2-0 ndaj të kuqve, ndërkohë që këtë herë, tekniku Mezani pret një Partizan ndryshe, si në filozofi ashtu edhe në nivel loje. Sidoqoftë tekniku beson tek grupi i lojtarëve që ka në dispozicion, ndërkohë sa i përket mungesave, krahas Taulant Sefigjinit, i skualifikuar, ekipi nuk ka mundur dot të rikuperojë Ademir Sosen.

“Natyrisht që do të luhet një ndeshje krejt tjetër nga ajo e fazës së parë. Partizani ka bërë shumë gabime dhe do të luajë për të rikuperuar, ndaj nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj tyre. Për më tepër, tani kanë një trajner tjetër, që e njeh mirë ambientin në kampion e kuq, por edhe Superligën. Përveç Sefgjinit të skualifikura, kemi edhe Ademir Sosën e dëmtuar, ndërsa pjesa tjetër janë gati dhe besoj se do ta përballojnë me sukses këtë sfidë”, tha trajneri i Laçit.

A do të luftojë Laçi për të arritur një rezultat pozitiv ndaj 15 herë kampionëve të Shqipërisë?

“E kam thënë që në fillim, se ne jemi një ekip fushe, dhe në stadiumin tonë do të kërkojmë të marrim maksimumin ndaj çdo kundërshtari. Besoj se i kemi mundësitë të dalim me një rezultat pozitiv edhe nga kjo sfidë, gjithsesi, fusha do të jetë ajo që do ta tregojë”, u shpreh Gentian Mezani.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...